Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2024-07-03 All day
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 69/2021, datë 11.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 437, datë 10.09.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 437, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 03.07.2024.

Related upcoming events

  • 2026-03-05 All day

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj  kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra tw subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 05.03.2026, në Tiranë.

  • 2026-03-05 All day

     

    The Special Appeals Chamber held on 10.02.2026, at 10:00, the public hearing of case (JR) 42/2024, dated 28.10.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 779, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Aurel Zarka.

    The presiding judge informed the parties that the assessee Mr. Aurel Zarka lodged today a statement with the Chamber, through which he notifies that he has chosen to not attend the hearing, but to be represented by the lawyer Julian Mërtiri.

    During the submission of the final conclusions, the representative of the Head of the Special Prosecution Office stated that there was an ethical and professional deviation of the assessee observed in terms of the background and proficiency criteria, and that Mr. Aurel Zarka fails to meet the constitutional and legal standards of integrity of a magistrate, being found inappropriate for continuing in office, under Article 61, paragraph 5 of Law 84/2016 “On the transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”. The representative of the Head of the Special Prosecution Office finally requested that the Chamber, together with the issues in the asset assessment criterion, takes into consideration the appeal grounds in the overall evaluation of the case according to Article 4, paragraph 2 of Law no. 84/2016, deciding the amendment of  decision no. 779, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission and the dismissal from office of the assessee Aurel Zarka.

    The legal representative of the assessee, Mr. Julian Mërtiri, held that the appeal grounds regarding the proficiency and asset assessment criteria were unfounded in law and evidence, objecting also as premature the findings and conclusions regarding the background assessment criterion, since, according to him, they are part of and supported solely on the criminal proceedings against Mr. Aurel Zarka. The legal representative stated that a decision different from the one of the Independent Qualification Commission would be grounded only on the acts of a criminal case under examination, for which there is still no final decision. Finally, the legal representative of the assessee requested the upholding of decision no. 779, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission.

    After hearing the final conclusions of the parties, the trial panel decided to close the judicial review of the case and withdrew in chambers to make the final decision, which it shall announce on 05.03.2026, at 16:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeals Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-03-05 All day

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 14/2024, datë 12.04.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 737, datë 13.02.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 737, datë 13.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot,në Tiranë, më datë 05.03.2026.