Njoftim

Njoftim

2024-10-07 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 37/2024, datë 01.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 773, datë 07.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Haxhiu.

Në datën 07.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:   Rezarta Schuetz

Relatore:      Ina Rama

Anëtarë:       Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi