Njoftim

Njoftim

2024-10-08 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.10.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 46/2021, datë 23.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luveda Dardha kundër vendimit nr. 398, datë 11.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën në dhomë këshillimi, në mënyrë që të njihet me informacionin e klasifikuar pranë agjencisë ligjzbatuese, që i është vënë në dispozicion trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vëzhguesit ndërkombëtar të çështjes.

Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 14.10.2024, ora 10:00.

Kjo seancë do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.