Njoftime

Njoftime

2024-12-10 All day

Ditën e mërkurë, më datë 15.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 63/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 413, datë 07.07.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

******

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 10.12.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 26/2022, datë 16.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eriselda Bala kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 523, datë 07.04.2022.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me mënyrën e pagesës së çmimit të apartamentit në pronësi të subjektit të rivlerësimit, të ndodhur në qytetin e Tiranës.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 13.01.2025, ora 10:00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.