Njoftime

Njoftime

2024-12-17 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 13.12.2024, është regjistruar çështja (JD) nr. 2/2024, me kërkues Tom Dedaj dhe me objekt “ 1. Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01 datë 20.07.2020, me vendimin nr. 1 datë 06.05.2021 dhe vendimin nr. 1 datë 04.10.2021 që më përkasin mua, kërkuesit, Tom Dedaj […]”.

Në datën 17.12.2024 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Natasha Mulaj

Gjyqtare: Albana Shtylla

Relatore e çështjes: Ina Rama

******

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit nr. 793, datë 04.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

******

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 50/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aulona Bodo kundër vendimit nr. 801, datë 19.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

******

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 51/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku kundër vendimit nr. 792, datë 04.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

*******

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 22-43/2019, datë 10.12.2024, që i përket kërkuesit Shkëlzen Cena me objekt “Rishikimin e Vendimit nr. 36 (JR), datë 16.12.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit [….].”

Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

******

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 23-23/2019, datë 12.12.2024, që i përket kërkuesit Dritan Peka me objekt “Rishikim i Vendimit nr. 27, datë 22.10.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Dritan Peka.”

Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Mimoza Tasi

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla