
Ditën e mërkurë, më datë 19.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 27/2022, datë 17.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 521, datë 01.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shehaj.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtare: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.