Ditën e mërkurë, më datë 02.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 36/2022, datë 29.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 539, datë 08.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtare: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.