Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.02.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 22/2022, datë 09.05.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta kundër vendimit nr. 514, datë 28.02.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 13.03.2025, ora 13:30, me qëllim përgatitjen nga Njësia e Shërbimit Ligjor të një relacioni ekonomik shtesë.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.