2025-06-16 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 16.06.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për shpalljen e vendimit të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit nr. 668, datë 26.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Para shpalljes së vendimit, kryesuesja e seancës, në emër të trupit gjykues, relatoi si vijon:
Më datë 15.06.2025, subjekti i rivlerësimit i drejtoi Kolegjit në rrugë elektronike një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes me qëllim paraqitjen e disa provave të reja bashkëlidhur kërkesës, me rëndësi të drejtëpërdrejtë për rivlerësimin e ligjshmërisë së burimit të të ardhurave të personit të lidhur me me të. Kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit është depozituar në Kolegj edhe në rrugë postare.
Në seancën e mëparshme, të datës 11.06.2025, bëmë me dije që vendimi për çështjen është marrë më datë 09.06.2025, rrjedhimisht kjo kërkesë nuk do t'i nënshtrohet shqyrtimit në këtë proces gjyqësor, por subjekti i rivlerësimit do të marrë administrativisht përgjigje lidhur me të.
Në vijim, trupi gjykues shpalli vendimin e marrë në datën 09.06.2025, për çështjen (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 36/2023, datë 26.07.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 668, datë 26.05.2023
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 668, datë 26.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.06.2025.