2025-10-02 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.10.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023.
Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me marrdhënien e huasë mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 27.10.2025, ora 11:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.