Ditën e enjte, më datë 04.12.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 17/2024, datë 21.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 735, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Nushi.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
