Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e martë, më datë 27.01.2026, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 1/2022, datë 03.05.2024, me ankuese Mimoza Margjeka, kundër vendimit nr. 180, datë 09.04.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekte të interesuar Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:
Sokol Çomo Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Albana Shtylla Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Mimoza Tasi Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Natasha Mulaj Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
