Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr. 7/2018 JR, datë 09.07.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Fatmir Hoxha kundër Vendimit nr. 18 datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Fatmir Hoxha.
Sot, në datën 11.07.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Albana Shtylla
Relator: Ina Rama
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz