Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 11/2018, datë 03.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Luan Kaloçi kundër vendimit nr. 33 datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Luan Kaloçi.

Sot, në datën 06.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci