Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2026-06-03 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 6-24/2024 (JR), datë 09.04.2026, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artan Hajredinaj për rishikimin e vendimit (JR) nr. 39, datë 14.05.2025 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Artan Hajredinaj për rishikimin e vendimit nr. 39 (JR), datë 14.05.2025 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.06.2026.