Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 16/2018, datë 12.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Tom Ndreca kundër vendimit nr. 39 datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Tom Ndreca.
Sot, në datën 13.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Albana Shtylla
Relator: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo