Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 22/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza kundër vendimit nr. 40 datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza.

Sot, në datën 23.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator:   Ardian Hajdari

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Natasha Mulaj