Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 23/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 46 datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.
Sot, në datën 23.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Albana Shtylla
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Luan Daci, Natasha Mulaj