Ditën e enjte, më datë 22.11.2018, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.16/2018, datë 12.09.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Tom Ndreca, ka bërë kundër vendimit nr.39, datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.