Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.35/2018, datë 23.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Valbona Bala (Pajo).

Sot, në datën 03.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj