Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja kundër vendimit nr.68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja.
Sot, në datën 12.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo