Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.
Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi prapësimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe depozitoi disa akte shkresorë që kërkoi të merren në konsideratë.
Për t’i dhënë Komisionierit Publik kohën e nevojshme për të specifikuar kërkesën e tij, pas njohjes me aktet shkresore të paraqitura nga subjekti, trupi gjykues, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 18.12.2018, ora 14.00.