Njoftim

Njoftim

2018-12-13 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kishte caktuar datën e sotme, 13 dhjetor 2018, si datën e publikimit të vendimit për çështjen (JR) nr.10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja.

Bazuar në nenin 55 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, trupi gjykues, duke e konsideruar këtë rast, si përjashtimor dhe kompleks, vendosi shtyrjen e shpalljes së vendimit, ditën e hënë, më datë 17.12.2018, ora 10.00.

Related upcoming events

  • 2025-09-25 All day

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot, më datë 25.09.2025, ora 10:00, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) 26/2023, datë 29.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Taulant Tafa kundër vendimit nr. 649, datë 24.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën në dhomë këshillimi për t’u njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë.

    Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 30.09.2025, ora 09:00.

    Kjo seancë do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-09-25 All day

    Today, on 25.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber held the hearing in camera of case no. (JR) 26/2023, dated 29.06.2023, pertaining to the appeal of the assessee Taulant Tafa against decision no. 649, dated 24.04.2023, of the Independent Qualification Commission.

    The trial panel decided to interrupt the hearing in camera in order to be directly acquainted with the classified information at the law enforcement institutions that administer it, made known to the Independent Qualification Commission in the framework of the consideration of the case.

    The hearing in camera was postponed to 30.09.2025, at 09:00.

    This hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.