Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15 janar 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
Në seancën e sotme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën ditën e martë, më datë 22.01.2019, ora 12:00, për të kërkuar të dhëna nga sistemi TIMS për hyrje-daljet nga territori i Shqipërisë për subjektin e rivlerësimit Edmond Islamaj dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008, për të bërë pjesë të analizës financiare edhe shpenzimet e këtyre udhëtimeve.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.