Ditën e mërkurë, më datë 13.02.2019, ora 09:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Luan Daci
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.