Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi kundër vendimit nr.83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi.

Sot, në datën 01.03.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj