Ditën e premte, më datë 19.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 34/2018, datë 13.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë