Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 23/2018, datë 19.10.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr.46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori, gjyqtar, me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë.
  2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2019