Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.09.2019, ora 11:00, seancën e parë gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

Kryesuesi i seancës njoftoi se shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje do të shtyhet për shkak të mosformimit të trupit gjykues, si pasojë e mosprezencës për arsye familjare të njërës prej anëtareve, gjyqtares Natasha Mulaj.

Në përgjigje të kërkesës së palëve për një datë të përshtatshme për seancën e radhës, u caktua data 20.09.2019, ora 10:00, për zhvillimin e kësaj seance.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.