Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.54/2019, datë 28.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli kundër vendimit nr.177, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 01.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Natasha Mulaj