- 0909.January.Wednesday
Dhomë Këshillimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09 janar 2019, ora 10.00 shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 15/2018, datë 11.09.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve, ditën e mërkurë, në datën 23.01.2019, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos për të debatuar, nëse shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga subjekti i rivlerësimit në ankim, për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi nga shqyrtimi i çështjes, nga një tjetër trup gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikuar, i ndryshëm nga trupi gjykues që ka dhënë vendimin nr. 34, datë 11.07.2018, ka ndikuar ose jo në bazueshmërinë e këtij vendimi.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 0909.January.Wednesday
Counselling chamber
Today, on 09.01.2019, at 10.00 hrs, the Appeal Chamber held in camera the review of case (JR) no. 15/2018, dated 11.09.2018, corresponding to the appeal of the assessee Artan Lazaj against decision no.34, dated 11.07.2018 of the Independent Qualification Commission and decided to transfer the review of this case in a public hearing with the presence of the parties, to be held on Wednesday, 23.01.2019, at 10:00 hrs.
The review in a public hearing was decided in order to have a debate whether the serious procedural violation claimed by the assessee in the appeal with regard to the failure of consideration of his request for the recusal of Commissioner Brunilda Bekteshi from another adjudication panel, different from the panel that has issued decision no. 34, dated 11.07.2018, has affected the merits of this decision.
The hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.
- 1515.January.Tuesday
Ditë seance
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
Në seancën e mëparshme, subjekti i rivlerësimit shpjegoi mënyrën e përfitimit të çmimit të shitjes së autoveturës “Range Rover”, me targë AA …, duke paraqitur edhe një deklaratë noteriale të blerësit, e cila u pranua si provë nga trupi gjykues.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 15.01.2019, ora 12.00, për t’i dhënë kohën e nevojshme Njësisë së Shërbimit Ligjor, pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të vlerësojë efektin e provave të reja të marra deri në këtë fazë të gjykimit, në analizën financiare të subjektit të rivlerësimit.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 1515.January.Tuesday
Hearing Day
The Appeal Chamber held today on 15.01.2019, the public hearing of case (JR) no.9/2018, dated 19.07.2018, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no.22, dated 07.06.2018, of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation of the assessee Mr. Edmond Islamaj.
The adjudication panel decided to adjourn the hearing on Tuesday, 22.01.2019, at 12:00 hrs, in order to search data from TIMS system with regard to entry and exits from the territory of Albania of the assessee Edmond Islamaj and persons related to him, for the time period January 1, 2004 to January 1, 2008, to the purpose of making these travel expenses part of the financial analysis.
The session shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.
- 1515.January.Tuesday
Ditë seance
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15 janar 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
Në seancën e sotme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën ditën e martë, më datë 22.01.2019, ora 12:00, për të kërkuar të dhëna nga sistemi TIMS për hyrje-daljet nga territori i Shqipërisë për subjektin e rivlerësimit Edmond Islamaj dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008, për të bërë pjesë të analizës financiare edhe shpenzimet e këtyre udhëtimeve.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.