- 0404.February.Monday
Dhomë Këshillimi
Ditën e hënë, më datë 04.02.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.21/2018, datë 18.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Artan Zeneli ka bërë kundër vendimit nr.41, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 0404.February.Monday
In camera
The Appeal Chamber shall review on Monday, 04.02.2019, at 10:00 hrs, in camera, case no. (JR) no. 21/2018, dated 18.10.2018, corresponding to the appeal of the assessee Mr. Artan Zeneli against decision no. 41 dated 18.07.2018 of the Independent Qualification.
The adjudication panel is composed of judges:
Chairperson: Ms. Rezarta Schuetz
Rapporteur: Mr. Ardian Hajdari
Members: Ms. Albana Shtylla, Ms. Ina Rama, Ms. Natasha Mulaj
The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.
- 0404.February.Monday
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj, sot, më datë 04.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.21/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli, kundër vendimit nr. 41, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
- U shpall në Tiranë, sot, më datë 04.02.2019.
- 0404.February.Monday
Announcement
Today, on Monday, 04.02.2019, at 10:00 hrs, the adjudication panel of the Appeal Chamber chaired by Ms. Rezarta Schuetz, case rapporteur Mr. Ardian Hajdari and members Ms. Albana Shtylla, Ms. Ina Rama and Ms. Natasha Mulaj, reviewed in camera case no. (JR) no. 21/2018, dated 18.10.2018, corresponding to the appeal of the assessee Mr. Artan Zeneli against decision no. 41 dated 18.07.2018 of the Independent Qualification Commission.
At the end of the review, based on the facts proven in trial and pursuant to Article 66, paragraph 1, item ‘a’ of Law 84/2016, the adjudication panel unanimously decided:
To uphold decision no. 41 dated 18.07.2018 of the Independent Qualification Commission related to the assessee Mr. Artan Zeneli.
This decision is final and has immediate effect.
Announced in Tirana, today on 04.02.2019
- 0505.February.Tuesday
Ditë seance
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 5 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.
Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues i dorëzoi subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik kopje të dokumenteve të lëshuara nga institucione shtetërore në vend, me kërkesë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në funksion të hetimit të çështjes. Ndërkohë, trupi gjykues është ende në pritje të një dokumenti nga autoritetet tatimore italiane, kërkuar nëpërmjet Ministrisë së Drejtesisë së Republikës së Shqipërisë.
Komisioneri Publik kërkoi revokimin e vendimit për marrjen e këtij dokumenti nëpërmjet autoriteteve shtetërore italiane, duke ia lënë subjektit të rivlerësimit barrën e sjelljes së kësaj prove sipas një formulari tip të përcaktuar.
Trupi gjykues vendosi:
- të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për revokimin e vendimit për marrjen e provës nga autoritetet tatimore italiane;
- të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik, në këtë moment procedural, për kalimin e barrës së provës subjektit të rivlerësimit Alma Brati;
- subjekti i rivlerësimit Alma Brati ka të drejtë të paraqesë aktet që vërtetojnë pagimin e tatimeve në Itali, nga persona të lidhur me të.
Në pritje të dokumenteve të kërkuara në cilësinë e provës, trupi gjykues shtyu seancën publike më datë 11.03.2019, ora 10.00.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.