- 2020.November.Wednesday
Njoftim
Ditën e mërkurë, më datë 20.11.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.4/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artor Ylli, kundër vendimit nr. 73, datë 02.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2019, datë 28.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artor Ylli, kundër vendimit nr. 73, datë 02.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66/1/a të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 73, datë 02.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artor Ylli.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.11.2019.Announcement of decision
The adjudication panel of the Appeal Chamber, composed of judges, Chairperson Sokol Çomo, case rapporteur Luan Daci, and members Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, announced the decision on case (JR) no. 4/2019, dated 28.01.2019, corresponding to the appeal of the assessee Artor Ylli against decision no. 73, dated 02.11.2018 of the Independent Qualification Commission.
At the conclusion of the adjudication in camera, pursuant to Article 66, paragraph 1, item ‘a’, of Law no. 84/2016 “On transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, the adjudication panel, by majority vote, decided:
- To uphold decision no. 73, dated 11.2018, of the Independent Qualification Commission related to the assessee Artor Ylli.
- This decision is final and effective immediately.
Announced in Tirana, today, on 20.11.2019