- 0303.July.Friday
Dhomë Këshillimi
Ditën e premte, më datë 03.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artan Bajrami, kundër vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Camera hearing
On Friday 03.07.2020, at 09:00 h, the Appeal Chamber shall review in camera the case (JR) no. 20/2019, dated 18.04.2019 corresponding to the appeal of the assessee Artan Bajrami, against decision no. 107, dated 14.02.2019 of the Independent Qualification Commission.
The adjudication panel of this case is composed of judges:
Chairperson: Rezarta Schuetz
Rapporteur: Ardian Hajdari
Members: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo
The hearing in camera shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.
Njoftim
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami, kundër vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.07.2020.
Announcement of decision
The adjudication panel of the Appeal Chamber, composed of judges, Presiding Judge Rezarta Schuetz, case rapporteur Ardian Hajdari, and members Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, announced the decision on case (JR) no. 20/2019, dated 18.04.2019, corresponding to the appeal of the assessee Artan Bajrami, against decision no. 107, dated 14.02.2019 of the Independent Qualification Commission.
At the conclusion of the adjudication in camera, pursuant to Article 66, paragraph 1, item “a” of Law no. 84/2016 “On the transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, the adjudication panel, upon majority votes, decided:
- Upholding of decision no. 107, dated 14.02.2019 of the Independent Qualification Commission, related to assessee Artan Bajrami.
- This decision is final and effective immediately.
Announced in Tirana, today, on 03.07.2020.