- 0202.June.Wednesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 190, datë 26.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.
Kryesuesi i seancës bëri me dije se subjekti i rivlerësimit kishte dërguar paraprakisht në Kolegj parashtrimet e tij lidhur me shkaqet e ankimit dhe aktet e reja në funksion të shqyrtimit të çështjes, të cilat i ishin vënë në dispozicion Komisionerit Publik, por në zbatim të rregullave procedurale të seancës publike, nuk ishin shqyrtuar ende nga trupi gjykues.
Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit çeljen e hetimit gjyqësor lidhur me dy kriteret e vlerësimit të subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala, atë të aftësive profesionale dhe kriterin e pasurisë, pasi vlerësoi se hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë i paplotë.
Subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe bashkëlidhur prapësimeve, paraqiti akte të reja, të cilat u pranuan të merren si provë nga trupi gjykues.
Pasi mbajti qëndrimin e tij lidhur me provat e reja, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit:
– të kërkojë dokumentacion shtesë pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë në funksion të hetimit të mëtejshëm të çështjes,
– si dhe kryerjen e analizës financiare mbi shpenzimet financiare të subjektit të rivlerësimit për vitet 2011, 2014, 2015 dhe 2016.
Trupi gjykues, pasi u konsultua lidhur me kërkesën e Komisionerit Publik, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenet 45 dhe 49 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me vendim të ndërmjetëm, vendosi t’i kërkojë dokumentacion shtesë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për aq sa nevojitet për hetimeve të mëtejshme mbi procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit.
Trupi gjykues vendosi gjithashtu, t’i kërkojë Njësisë së Shërbimit Ligjor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryerjen e analizës financiare për subjektin e rivlerësimit për vitet 2011, 2014, 2015 dhe 2016.
Në funksion të zbatimit të këtij vendimi të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 22 qershor 2021, ora 10:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Public hearing
On Wednesday 02.06.2021, at 10:00, the Appeal Chamber shall review in public hearing the case (JR) no.50/2019 dated 14.10.2019 related to the appeal filed by the Public Commission against decision no. 190, dated 26.07.2019 of the Independent Qualification Commission, corresponding to the assessee Ramiz Lala.
The trial panel for the review of this case is composed of:
Presiding judge: Sokol Çomo
Rapporteur: Ardian Hajdari
Members: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”.
Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të ketë përbërjen siç vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Anëtare: Albana Shtylla
Anëtare: Ina Rama
Announcement
The Appeal Chamber has registered the case (JD) no.5 / 2021, dated 31.05.2021 corresponding to the Disciplinary Jurisdiction with petitioner the International Monitoring Operation having as object: “Disciplinary proceedings against the judge of the Special Appeal Chamber Luan Daci”.
On 01.06.2021, the Appeal Chamber held the lot drawing to assign the investigating judge, the Disciplinary Commission and the Presiding judge that shall review the case (JD) no. 5/2021, dated 31.05.2021.
Following the lot drawing, the investigating judge for this case was assigned Judge Ardian Hajdari and the Disciplinary Commission shall be composed of the following judges:
Presiding judge: Natasha Mulaj
Member: Albana Shtylla
Member: Ina Rama