- 2323.June.Wednesday
Dhomë këshillimi
Ditën e mërkurë, më datë 23.06.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.49/2019 datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 172, datë 27.06.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Camera hearing
Announcement
On Wednesday 23.06.2021, at 10:00, the Appeal Chamber shall review in camera the case (JR) no. 49/2019 dated 09.10.2019 corresponding to the appeal of the assessee Alketa Nushi against decision no. 172, dated 27.06.2019 of the Independent Qualification Commission.
The trial panel for the adjudication of this case consists of judges:
Presiding judge: Ina Rama
Rapporteur: Natasha Mulaj
Members: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz
The review in camera shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.49/2019, datë 09.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi, kundër vendimit nr. 172, datë 27.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 172, datë 27.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.06.2021.
Announcement of decision
The trial panel of the Appeal Chamber, composed of judges, Presiding Judge Ina Rama, case rapporteur Natasha Mulaj and members Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz announced the decision on the case (JR) no.49/2019, dated 09.10.2019, corresponding to the appeal of the assessee Alketa Nushi filed against decision no. 172, dated 27.06.2019 of the Independent Qualification Commission.
In conclusion of the review in camera, pursuant to Article 66, paragraph 1, item “a”, of Law no. 84/2016 “On the transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, the trial panel, unanimously, decided:
- Upholding of decision no. 172, dated 27.06.2019, of the Independent Qualification Commission, corresponding to the assessee Alketa Nushi.
- This decision is final and effective immediately.
Announced in Tirana, today, on 23.06.2021.