- 1717.January.Monday
Seancë Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.01.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Kryesuesja e seancës bëri me dije, se në përmbushje të detyrave të ngarkuara nga Kolegji në seancën e mëparshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte dërguar fashikullin me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, por ankuesi Markelian Kuqo kishte njoftuar zyrtarisht se për arsye shëndetësore nuk mund të paraqitej në Kolegj për t’u njohur me aktet.
Për shkak të mosprezencës për arsye objektive të ankuesit Markelian Kuqo edhe në seancën e sotme, si dhe për shkak të mosprezencës së gjyqtares relatore të çështjes për arsye objektive, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 15.02.2022, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 2/2022, datë 10.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit nr. 438, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë:Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla
*********************************
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit nr. 485, datë 14.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla
- 1818.January.Tuesday
Seancë Publike
Sot, më datë 18.01.2022, ora 11:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.
Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 26.01.2022, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 1919.January.Wednesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.01.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 3/2021, datë 30.04.2021, me ankues Bujar Memia, kundër vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia” dhe me subjekte të interesuar, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, për arsye të mosprezencës së një gjyqtareje për arsye objektive, kryesuesja e seancës u kërkoi palëve të shprehnin qëndrimin e tyre lidhur me vijimësinë e procesit. Ankuesi, z. Bujar Memia dhe përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkuan shtyrje të seancës, ndërsa përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë deklaruan se e lënë në çmim të gjykatës vendimmarrjen lidhur me vijimësinë e procesit.
Pasi u konsultua në vend, për të garantuar pjesëmarrjen maksimale të gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në gjykimin e kësaj çështjeje, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës për në datën 17 shkurt 2022, ora 10:00.
Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 2020.January.Thursday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.01.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 4/2021, datë 21.05.2021, me ankues Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr.92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD).
E pyetur nga kryesuesja e seancës, ankuesja Enkeleida Hoxha shprehu dakordësinë që avokati i saj Ardian Visha ta përfaqësonte në prani dhe në mungesë të saj.
Në vijim të detyrave të ngarkuara nga Kolegji në seancën e mëparshme, të zhvilluar më 15 dhjetor 2021, kryesuesja bëri me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte dërguar në Kolegj fashikullin e plotë me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, në bazë të të cilit është marrë vendimi nr. 92, datë 17.03.2021 i KLGJ-së. Pas mbërritjes së fashikullit, Kolegji i kishte kërkuar ankueses të paraqitej në Kolegj për t’u njohur me aktet, por znj. Hoxha, zyrtarisht, ishte përgjigjur se për arsye shëndetësore e kishte të pamundur. Kryesuesja, gjithashtu, bëri me dije se as avokati nuk i ishte përgjigjur kërkesave të përsëritura të Kolegjit për t’u njohur me dosjen.
Në vijim, e pyetur nga kryesuesja nëse kishte ndonjë kërkesë paraprake, ankuesja kërkoi njohjen me aktet në tërësinë e tyre dhe vënien në dispozicion të një kopjeje të tyre.
Duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me këtë kërkesë, përfaqësuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor deklaroi se është e drejtë e ankueses të njihet me aktet, ndërsa përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, deklaruan se e lënë në çmimin e gjykatës vendimmarrjen lidhur me kërkesën.
Pasi u tërhoq për konsultim, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e ankueses për t’i vënë në dispozicion një kopje të akteve, në zbatim të dispozitave procedurale, por duke mbajtur në konsideratë identifikimin që vetë ankuesja do t’u bëjë akteve të vlerësuara prej saj, si të nevojshme për garantimin e së drejtës së mbrojtjes gjatë këtij gjykimi.
Për të bërë të mundur kryerjen e këtyre veprimeve, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 21 shkurt 2022, ora 10:00.
Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 2121.January.Friday
Seancë publike
Sot, më datë 21.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.
Për shkak të mosformimit të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 27.01.2022, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
Njoftim
Sot, më datë 21.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit nr. 220, datë 10.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtare Albana Shtylla
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla
**********************************************************************************************************************************************
Sot, më datë 21.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit nr. 223, datë 20.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtare Albana Shtylla
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Natasha Mulaj
- 2222.January.SaturdayNo events
- 2323.January.SundayNo events