< 2022 >
Janar 24 - Janar 30
  • 24
    24.January.Monday

    Dhomë Këshillimi

    10:00 -14:00
    2022.01.24

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.01.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 62/2019, datë 12.12.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 197, datë 27.09.2019.

    Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, në datën 08.02.2022, ora 10:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim konstatimin e drejtë të situatës faktike të çështjes në prani të subjektit të rivlerësimit, si dhe thirrjen e një dëshmitari.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 25
    25.January.Tuesday

    Seancë publike

    09:00 -12:00
    2022.01.25

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.01.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm, të paplotë për kriterin e pasurisë dhe se nuk arrin të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e tij. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Astrit Kalaja.

    Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuara në ligj dhe në prova dhe deklaroi se pasuria e z. Astrit Kalaja është e justifikuar me burime të ligjshme. Bashkëlidhur parashtrimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte që gjenden në dosjen gjyqësore, të cilat kërkoi të pranohen nga Kolegji në cilësinë e provës.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë aktet në cilësinë e provës. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa shtesë, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare.

    Me arsyetimin se aktet e pranuara janë të njohura, pasi janë pjesë e dosjes gjyqësore, Komisioneri Publik deklaroi se nuk ka nevojë për kohë shtesë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të çështjes dhe se i qëndron kërkimit të tij në ankim.

    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se lista e argumentave të paraqitura gjatë seancës së sotme është shteruese për të kundërshtuar shkaqet e ankimit, si dhe kërkoi përfundimisht, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019.

    Pasi u konsultua në vend, trupi gjykues deklaroi se vendimi përfundimtar për çështjen, do të shpallet më datë 27.01.2022, ora 13:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 26
    26.January.Wednesday

    Seancë Publike

    10:00 -13:00
    2022.01.26

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.01.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.

    Kryesuesi i seancës, bëri me dije se me kërkesë të Kolegjit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë kanë dërguar informacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, informacion, i cili i është përcjellë subjektit të rivlerësimit.

    Pasi subjekti i rivlerësimit konfirmoi njohjen me aktet e dërguara nga organet tatimore, kërkoi që këto akte të pranohen në cilësinë e provës, nga trupi gjykues.

    Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës kërkesat që Kolegji u ka dërguar organeve tatimore dhe përgjigjet e sjella prej tyre.

    Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti qëndrimin e tij lidhur me aktet e pranuara në cilësinë e provës, si dhe teksa parashtroi kundërshtitë ndaj vendimit nr. 189, datë 25.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi subjekti i rivlerësimit konfirmoi se nuk kishte kërkesa shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare.

    Përfaqësuesi ligjor deklaroi se parashtrimet e seancës së sotme i konsideron si konkluzione përfundimtare të çështjes.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 07.02.2022, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 27
    27.January.Thursday

    Seancë publike

    10:00
    2022.01.27

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.01.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.

    Në vijim të seancës së datës 20.12.2022, trupi gjykues bëri me dije se lidhur me denoncimet e publikut, ka vendosur të hetojë lidhur me dy denoncime, për të cilat do të kërkojë informacion shtesë pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

    Komisioneri Publik deklaroi se denoncimet nuk përmbajnë rrethana apo shkaqe që mund të kenë nevojë për trajtim të mëtejshëm.

    Në këtë kuadër, subjekti i rivlerësimit, znj. Anita Jella përsëriti qëndrimin e saj, se pretendimet e ngritura në denoncimet e publikut janë të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova. Në mbështetje të këtij qëndrimi, subjekti i rivlerësimit znj. Anita Jella depozitoi disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.

    Relatorja e çështjes i drejtoi subjektit të rivlerësimit disa pyetje sqaruese lidhur me denoncimet e publikut.

    Në vijim, pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit dhe të konsiderojë të mbyllur hetimin lidhur me denoncimet.

    Kryesuesja e seancës bëri me dije se në pritje të përgjigjes nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, palët duhet të jenë të përgatitura për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare në seancën e ardhshme që do të zhvillohet më datë 07.02.2022, ora 11:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

    Njoftim vendimi

    13:00
    2022.01.27

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 12/2020, datë 04.03.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Kalaja.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.01.2022

  • 28
    28.January.Friday

    Dhomë këshillimi

    10:00 -16:23
    2022.01.28

    Sot, më datë 12.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.

     

    Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 28.01.2022, në orën 10:00.

     

    Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    10:00 -13:54
    2022.01.28

    Sot, më datë 28.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.

    Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 10.02.2022, në orën 10:00.

    Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 29
    29.January.Saturday
    No events
  • 30
    30.January.Sunday
    No events