- 2323.February.Wednesday
Dhomë këshillimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 10.02.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.
Pas zëvendësimit të njërit prej gjyqtarëve të trupit gjykues, për të respektuar afatin kohor për marrjen dijeni, si dhe për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të paraqesë kërkesa të mundshme procedurale, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 23.02.2022, ora 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.5/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani).2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2022.