- 2929.March.Tuesday
Dhomë këshillimi
Ditën e martë, më datë 29.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Ditën e enjte, më datë 05.05.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.36/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 241, datë 26.02.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.03.2022.