< 2022 >
April 1
  • 01
    01.April.Friday

    Seancë publike

    11:00 -17:00
    2022.04.01

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 01.04.2021, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.

    Komisioneri Publik iu përgjigj pyetjeve që subjekti i rivlerësimit dhe avokati i depozituan para përfundimit të seancës së djeshme gjyqësore që lidheshin me gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe kriterin e vlerësimit të pasurisë.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj përmbylli prapësimet e saj për të trija kriteret e vlerësimit referuar shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit:

    • Riçeljen e hetimit duke marrë në cilësinë e provës aktet në fashikullin e depozituar në Kolegj, si dhe aktet e reja të referuara prej saj në mbështetje të pretendimeve të ngritura.
    • T’i drejtohet institucioneve përkatëse për marrjen e informacioneve shtesë të nevojshme, si dhe thirrjen e dëshmitarëve, në kuadër të një hetimi të plotë dhe të thelluar.
    • Lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi dëgjoi parashtrimet e palëve, trupi gjykues u tërhoq për t’u konsultuar lidhur me kërkesat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, për të cilat do të shprehet në seancën e radhës, që do të zhvillohet më datë 12.04.2022, ora 13:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    13:00 -18:00
    2022.04.01

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 17/2022, datë 28.03.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) kundër vendimit nr. 504, datë 28.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 01.04.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore:Albana Shtylla

    Anëtarë:Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama