- 2828.March.Monday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 28.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 19/2021, datë 19.04.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri.
Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit lidhur me kriterin e pasurisë, duke i kërkuar Kolegjit marrjen e tyre në konsideratë, çeljen e një hetimi gjyqësor, marrjen e provave përkatëse dhe llogaritjen e të dhënave në funksion të verifikimit të burimeve finaciare që kanë shërbyer për krijimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, sipas kërkimeve të ankimit.
Subjekti i rivlerësimit znj. Elbana Lluri paraqiti prapësimet lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik si dhe denoncimet e publikut, duke i kërkuar Kolegjit të rimarrë në cilësinë e provës disa akte qe gjenden në fashikullin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe disa akte të reja paraqitura gjatë seancës së sotme në përgjigje të çështjeve të ngritura në denoncimet e publikut. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 342, datë 02.02.2021.
I pyetur nga kryesuesja, Komisioneri Publik shprehu dakordësinë për marrjen si provë të akteve të reja të depozituara nga subjekti i rivlerësimit, znj. Elbana Lluri, duke lënë në çmim të gjykatës marrjen si provë të akteve që përsëriten.
Pasi vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i drejtoi disa pyetje sqaruese subjektit të rivlerësimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi:
– pranimin dhe marrjen në cilësinë e provës së akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, të cilat, nuk gjenden në dosjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
- kryerjen nga Kolegji të një analize financiare që do të mbështetet në shkaqet e ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, e cila do t’u vihet në dispozicion palëve para seancës së radhës, që u caktua të zhvillohet më datë 4 maj 2022, ora 9:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftime
Sot, më datë 28.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 36/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 241, datë 26.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 36/2020, datë 11.09.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
*******************************************************************
Sot, më datë 28.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 37/2020, datë 16.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli kundër vendimit 274, datë 16.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 37/2020, datë 16.09.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi
- 2929.March.Tuesday
Dhomë këshillimi
Ditën e martë, më datë 29.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Ditën e enjte, më datë 05.05.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.36/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 241, datë 26.02.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.03.2022. - 3030.March.Wednesday
Seance publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 30.03.2021, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj kërkoi të përfaqësohet në këtë gjykim nga një avokat i Dhomës së Avokatisë së Strasburgut Francë. Trupi gjykues, i konsultuar, bazuar në nenin 96 dhe 176 të Kodit të Procedurës Civile si dhe në nenin 23, pika 1 dhe 4 e ligjit nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë” vendosi të legjitimojë avokatin e subjektit të rivlerësimit.
Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit, duke i kërkuar Kolegjit të marrë në cilësinë e provës gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të marrë në në konsideratë shkaqet e ankimit për çdo kriter vlerësimi dhe pas vlerësimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elizabeta Imeraj.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj nisi paraqitjen e prapësimeve lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen si provë të akteve të reja të depozituara në mbështetje të pretendimeve të saj gjatë seancës së sotme gjyqësore. Për shkak të kohëzgjatjes së seancës, trupi gjykues vendosi ta shtyjë atë për ditën e nesërme, më datë 31 mars 2022, ora 12:30, ku do të vijohet me prapësimet e subjektit të rivlerësimit lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 3131.March.Thursday
Seance Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.03.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019.
Pas verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesi i seancës bëri me dije se pas vendimit të ndërmjetëm për dhënien fund hetimit gjyqësor të çështjes, në fazën kur trupi gjykues ishte tërhequr për marrjen e vendimit përfundimtar, më datë 23 mars 2022, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit një opinion (mendim me shkrim) në funksion të shqyrtimit të çështjes për subjektin e rivlerësimit Fatri Islamaj.
Për këtë arsye, me vendim të ndërmjetëm, me shumicë votash, bazuar në nenin 315 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi të revokojë vendimin e ndërmjetëm për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ta riçelë këtë hetim në funksion të vënies në dispozicion subjektit të rivlerësimit, opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar.
Për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të njihet dhe të mbajë një qëndrim lidhur me këtë opinion, seanca gjyqësore u shty për në datën 12 prill 2022, ora 9:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 40/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 393, datë 03.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha.
Gjatë verfikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se Komisineri Publik z. Darjel Sina kishte njoftuar Kolegjin që për arsye objektive e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore.
Në mungesë të tij, Komisioneri Public z. Florian Ballhysa, i pranishëm në seancë, deklaroi se në këtë rast, ishte bërë pjesë e seancës si përfaqësues i institucionit të Komisionerëve Publikë me të gjitha tagrat që përcakton ligji dhe la në çmim të gjykatës vijimin ose jo te procesit gjyqësor.
Pasi subjekti i rivlerësimit shprehu qëndrimin e tij për vijimin e seancës, trupi gjykues i konsultuar, me shumicë votash, vendosi të shtyjë seancën e sotme gjyqësore për shkak të pamundësisë për pjesëmarrje të vëzhguesit ndërkombëtar, i cili kishte kërkuar kohë shtesë për t’u njohur hollësisht me përmbajtjen e prapësimeve me shkrim të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.
Seanca gjyqësore e radhës do të zhvillohet më datë 5 prill 2022, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Seance publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.03.2021, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.
Avokati i subjektit të rivlerësimit paraqiti qëndrimin e tij lidhur me gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë, duke pretenduar se nuk i përmbushin kriteret për t’u pranuar në cilësinë e provës nga trupi gjykues.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj vijoi me prapësimet për të trija kriteret e vlerësimit referuar shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e referuara prej saj në mbështetje të pretendimeve të ngritura.
Në vijim, Komisioneri Publik iu përgjigj disa pyetjeve të avokatit të subjektit të rivlerësimit lidhur me gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë, duke deklaruar se përfshirja e gjetjeve si provë në ankim, bazohet në nenin “b” të Aneksit të Kushtetutës, si dhe në pikën 10, të nenit 49, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Procesi gjyqësor vijoi me një seancë pyetje – përgjigjesh mes vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021 në Kolegj dhe subjektit të rivlerësimit, lidhur me kriterin e pasurisë dhe atë të figurës.
Për shkak të kohëzgjatjes së seancës, trupi gjykues vendosi ta shtyjë atë për ditën e nesërme, më datë 1 prill 2022, ora 11:00, ku do të vijohet me përgjigjet e disa pyetjeve të tjera drejtuar Komisionerit Publik, të cilat, subjekti i rivlerësimit dhe avokati i depozituan para përfundimit të seancës së sotme gjyqësore.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 0101.April.Friday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 01.04.2021, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.
Komisioneri Publik iu përgjigj pyetjeve që subjekti i rivlerësimit dhe avokati i depozituan para përfundimit të seancës së djeshme gjyqësore që lidheshin me gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe kriterin e vlerësimit të pasurisë.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj përmbylli prapësimet e saj për të trija kriteret e vlerësimit referuar shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit:
- Riçeljen e hetimit duke marrë në cilësinë e provës aktet në fashikullin e depozituar në Kolegj, si dhe aktet e reja të referuara prej saj në mbështetje të pretendimeve të ngritura.
- T’i drejtohet institucioneve përkatëse për marrjen e informacioneve shtesë të nevojshme, si dhe thirrjen e dëshmitarëve, në kuadër të një hetimi të plotë dhe të thelluar.
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi dëgjoi parashtrimet e palëve, trupi gjykues u tërhoq për t’u konsultuar lidhur me kërkesat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, për të cilat do të shprehet në seancën e radhës, që do të zhvillohet më datë 12.04.2022, ora 13:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 17/2022, datë 28.03.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) kundër vendimit nr. 504, datë 28.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 01.04.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore:Albana Shtylla
Anëtarë:Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama
- 0202.April.SaturdayNo events
- 0303.April.SundayNo events