< 2022 >
April 21
  • 21
    21.April.Thursday

    Seancë publike

    10:00 -14:00
    2022.04.21

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.04.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 26/2021, datë 17.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 344, datë 11.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani.

    Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit për kriterin e pasurisë, duke i kërkuar Kolegjit t’i marrë ato në konsideratë dhe në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë në mënyrë alternative lënien në fuqi të vendimit nr. 344, datë 11.2.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Marinela Osmani, paraqiti parashtrimet e saj në përgjigje të ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit një vlerësim të drejtë dhe tërësor të çështjes, në zbatim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit dhe në përfundim të gjykimit, lënien në fuqi të vendimit nr. 344, datë 11.2.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin me shkrim konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës, më datë 11 maj 2022, ora 9:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

    Njoftim

    16:00 -16:21
    2022.04.21

    Ditën e mërkurë, më datë 18.05.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nevrie Duka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 253, datë 12.03.2020.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.