- 2020.April.Wednesday
Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.04.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 11/2020, datë 18.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 222, datë 12.12.2020.
Për arsye objektive, për shkak të zhvillimit të një gjykimi tjetër, trupi gjykues vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor të çështjes, për ta vijuar atë më datë 22.04.2022, ora 09:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftime
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 18/2022, datë 12.04.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erind Reovica kundër vendimit nr. 508, datë 10.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 20.04.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore:Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
***************************************************************************************
Sot, më datë 20.04.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 45/2020, datë 15.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit 278, datë 22.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 45/2020, datë 15.10.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.04.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit dhe se ndodhet në situatën e parashikuar nga neni 61, pika 3 dhe 5 e ligjit nr. 84/2016. Bazuar në dispozitën e pikës 3 dhe 7, të nenit F të aneksit të Kushtetutës, shkronjës “b” të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr.363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj.Elizabeta Imeraj.
Subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj paraqiti në mënyrë të detajuar konkluzionet përfundimtare për të trija kriteret e vlerësimit, në referencë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke e vlerësuar ankimin si të pabazuar në ligj e prova, dhe si të tillë, të papranueshëm. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj kishte arritur të provonte me prova dhe argumente shterues, të kundërtën e ankimit. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj dhe avokati i saj, i kërkuan Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 27 prill 2022, ora 15:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.