- 1111.May.Wednesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.05.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 26/2021, datë 17.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 344, datë 11.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani.
Gjatë verifikimit të pranisë së palëve në gjykim, kryesuesja e seancës informoi palët se Komisioneri Publik, me anë të një komunikimi elektronik datë 09.05.2022, ka bërë me dije se për arsye shëndetësore e ka të pamundur pjesëmarrjen në seancën e sotme.
Gjykata, pas marrjes së mendimit të subjektit të rivlerësimit, pasi u njoh me arsyet objektive të Komisionerit Publik, vendosi ta shtyjë atë për më datë 24 maj 2022, ora 10:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Dhome Keshillimi
Ditën e mërkurë, më datë 11.05.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 14/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Guri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 184, datë 19.07.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.05.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 14/2020, datë 01.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Guri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 184, datë 19.07.2019.
Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, me qëllim konstatimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike të çështjes në shqyrtim, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
Debati gjyqësor është i nevojshëm me qëllim që subjekti i rivlerësimit Anila Guri të japë shpjegime lidhur me pasurinë banesë e ndodhur në Tiranë, pasurinë autoveturë tip Mercedez Benz, blerë në vitin 2016, si dhe për çështje të tjera të vlerësimit të kriterit të pasurisë.
Seanca gjyqësore publike u caktua në datën 01.06.2022, ora 10.00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.