- 1616.May.Monday
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 22/2022, datë 09.05.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta kundër vendimit nr. 514, datë 28.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 16.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.13/2022, datë 24.02.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Petrit Bica kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 506, datë 31.01.2022.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 506, datë 31.04.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Bica.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.05.2022.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 410, datë 30.06.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Atalanta Zeqiraj.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 410, datë 30.06.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Atalanta Zeqiraj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.05.2022.
- 1717.May.Tuesday
Njoftim
Ditën e martë, më datë 07.06.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.35/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 255, datë 08.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 1818.May.Wednesday
Dhomë këshillimi
Ditën e mërkurë, më datë 18.05.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nevrie Duka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 253, datë 12.03.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.24/2020, datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Nevrie Duka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 253, datë 12.03.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 253, datë 12.03.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Nevrie Duka.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.05.2022.
- 1919.May.Thursday
Dhome keshillimi
Ditën e enjte, më datë 19.05.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2020, datë 30.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 237, datë 12.02.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.05.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2020, datë 30.07.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 237, datë 12.02.2020.
Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit 84/ 2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republiken e Shqipërisë” si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi me shumicë votash, shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 08.06.2022, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e shkeljeve të rënda procedurale, mbi të cilat është bazuar vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.237, datë 12.02.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Seance publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.05.2022, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 14/2021, datë 30.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 325, datë 14.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Rilinda Selimi.
Komisionerja Publike iu përgjigj pyetjeve sqaruese lidhur me ankimin, që relatorja e çështjes drejtoi gjatë seancës së mëparshme, të datës 28.04.2022.
Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit për të trija kriteret e vlerësimit, duke pretenduar se janë të pabazuara dhe të pambështetura në ligj e në prova. Subjekti i rivlerësimit, znj. Rilinda Selimi, mbështeti këto pretendime në disa akte të paraqitura, për një pjesë të të cilave, deklaroi se do të kërkonte ose jo marrjen si provë nga trupi gjykues, në varësi të qëndrimit pasues që Komisionerja Publike do të mbante pas njohjes me to.
Pasi Komisionerja Publike u shpreh se nuk kishte një qëndrim lidhur me aktet, me kërkesë të kryesuesit të seancës për qartësimin e momentit procedural, subjekti i rivlerësimit listoi aktet që kërkoi të merren në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Për pjesën tjetër të akteve, subjekti i rivlerësimit deklaroi se do të shprehet, pasi Kolegji të mbajë qëndrim lidhur me çeljen ose jo të hetimit mbi çështjen.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 6 qershor 2022, ora 10:00, me qëllim që të vendosë lidhur me mënyrën e vazhdimit të gjykimit të kësaj çështjeje.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 2020.May.Friday
Seance publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.05.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 22/2020, datë 26.06.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 229, datë 28.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi.Subjekti i rivlerësimit dhe avokati i tij depozituan prapësime shtesë lidhur me analizën financiare të përgatitur nga Komisioneri Publik, duke pretenduar se kjo analizë, ishte e paplotë, e gabuar, dhe në të, nuk përfshihej apo trajtohej asnjë e dhënë e paraqitur në prapësimet e subjektit të rivlerësimit.Lidhur me denoncimin e ri të depozituar në Kolegj ditën e seancës së mëparshme gjyqësore, më 26 prill 2022, subjekti i rivlerësimit deklaroi se bëhej fjalë për një denoncim të përsëritur, lidhur me të cilin, Kolegji ishte shprehur me vendim të ndërmjetëm, se “lidhur me denoncimet nuk u gjendën fakte dhe rrethana të vlefshme për hetime të mëtejshme”.Në vijim, Komisionerja Publike dhe subjekti i rivlerësimit iu përgjigjën disa pyetjeve sqaruese rreth çështjes, të drejtuara nga gjyqtarja relatore.Bashkëlidhur përgjigjes lidhur me pyetjen e relatores rreth metodologjisë që ishte përdorur për përgatitjen e analizës financiare, Komisionerja Publike depozitoi pranë trupit gjykues një shkresë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) mbi metodologjinë e llogaritjes së shpenzimeve të jetesës, të cilën, trupi gjykues vendosi ta pranojë në cilësinë e provës.Pasi kjo provë iu vu në dispozicion subjektit të rivlerësimit, avokati kërkoi kohë për të analizuar dokumentin dhe për të përgatitur qëndrimin lidhur me të.Për këtë arsye, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 27 maj 2022, ora 9:00. Gjatë kësaj séance, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare të çështjes.Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.Njoftim
Ditën e hënë, më datë 20.06.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.55/2021, datë 04.10.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 392, datë 28.05.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 2121.May.SaturdayNo events
- 2222.May.SundayNo events