- 2626.May.Thursday
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.11/2020, datë 18.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 222, datë 12.12.2019.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 222, datë 12.12.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.05.2022.
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.05.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 241, datë 26.02.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e pasurisë, Komisionerja Publike znj. Irena Nino deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Gjoka, ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm, ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë dhe se nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e saj në detyrë. Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit të marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit dhe në zbatim të nenit 66, pika 1, gërma “b” të ligjit nr. 84/2016, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 241, datë 26.2.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Irena Gjoka.
Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja ligjore paraqitën prapësimet lidhur me ankimin e Komisioneres Publike, duke deklaruar se shkaqet e ankimit nuk qëndrojnë, pasi janë të pabazuara në ligj dhe në prova. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e reja që subjekti i rivlerësimit paraqiti gjatë seancës së sotme gjyqësore, në mbështetje të parashtrimeve. Subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Gjoka, kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 241, datë 26.02.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e saj ne detyrë.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve të sotme.
E pyetur nga kryesuesi i seancës, Komisionerja Publike deklaroi se qëndrimin e saj lidhur me vlerën provuese të akteve të pranuara si provë, do ta paraqesë gjatë konkluzioneve përfundimtare.
Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
Duke qenë se Komisionerja Publike kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 31 maj 2022, ora 14:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.Njoftime
Ditën e hënë, më datë 04.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.9/2022, datë 15.02.2022 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 491, datë 21.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
******************************************************************************************
Sot, më datë 26.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 10/2020, datë 17.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit nr. 211, datë 18.11.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtar Sokol Çomo
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 10/2020, datë 17.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla
***************************************
Sot, më datë 26.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci dhe gjyqtarit Ardian Hajdari, të caktuar anëtarë në çështjen (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
***************************************
Sot, më datë 26.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit nr. 254, datë 04.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
***************************************
Sot, më datë 26.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit 245, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz