- 2727.May.Friday
Seancën publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.05.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 22/2020, datë 26.06.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 229, datë 28.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi.
Në vijim të detyrave të ngarkuara gjatë seancës së mëparshme, subjekti i rivlerësimit deklaroi se qëndrimin e përgatitur lidhur me shkresën e të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) mbi metodologjinë e llogaritjes së shpenzimeve të jetesës për vitin 2007, do ta shprehte në vijim të seancës, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të çështjes. Subjekti i rivlerësimit kërkoi të administrohet në cilësinë e provës një akt ekspertimi që kishte përgatitur në mbështetje të pretendimeve të tij, si dhe kopjen e shkresave të marra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për këtë qëllim, kërkesë kjo, që u pranua nga trupi gjykues.
Duke qenë se palët nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllte hetimin gjyqësor të çështjes dhe i ftoi palët të paraqesnin konkluzionet përfundmitare.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike deklaroi se i qëndronte të gjitha shkaqeve të ankimit, pasi subjekti i rivlerësimit, edhe pas provave të reja, nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e ankimit. Komisionerja Publike kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit nr. 229, datë 28.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundmitare, subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit, duke deklaruar se analiza financiare e Komisionerit Publik është një analizë vetëm përshkruese, e paargumentuar dhe e paplotë. Subjekti i rivlerësimit kërkoi përfundimsht nga Kolegji lënien në fuqi të vendimit nr. 229, datë 28.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë.
Pasi trupi gjykues dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 08.06.2022, ora 15:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Njoftime
Ditën e premte, më datë 17.06.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 8/2022, datë 15.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selami Zalli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 494, datë 23.12.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
*******************************************
Ditën e martë, më datë 28.06.2022, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Shema kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 239, datë 21.02.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.26/2021, datë 17.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 344, datë 11.02.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 344, datë 11.02.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Marinela Osmani.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.05.2022.