• 28
    28.July.Thursday

    Dhomë këshillimi

    10:00 -13:00
    2022.07.28

    Ditën e enjte, më datë 28.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2020, datë 17.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 211, datë 18.11.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim vendimi

    11:00 -12:09
    2022.07.28

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.10/2020, datë 17.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 211, datë 18.11.2019.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 211, datë 18.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall, në Tiranë, më datë 28.07.2022.

    Njoftim

    15:50 -16:30
    2022.07.28

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 33/2022, datë 21.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra) kundër vendimit nr. 534, datë 23.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

     

    Në datën 28.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

     

    Kryesuese:    Natasha Mulaj

    Relatore:       Rezarta Schuetz

    Anëtarë:        Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

    Njoftim

    16:00 -16:30
    2022.07.28

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 34/2022, datë 21.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Esmeralda Ndoci kundër vendimit nr. 532, datë 18.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

     

    Në datën 28.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

     

    Kryesuese:    Natasha Mulaj

    Relatore:        Ina Rama

    Anëtarë:         Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi