- 2727.June.Monday
Seancën publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.06.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 35/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 255, datë 08.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj.
Kryesuesja e seancës bëri me dije se në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme të trupit gjykues, kishte mbërritur në Kolegj dhe u ishte përcjellë palëve në funksion të shqyrtimit të çështjes, dosja gjyqësore e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Pasi palët konfirmuan njohjen me dosjen dhe pasi deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se edhe pas provave të paraqitura, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit për kriterin e pasurisë, duke qenë në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë.
Duke iu referuar etikës dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale, Komisioneri Publik vlerësoi se shkaqet e ankimit për kriterin e pasurisë janë të mjaftueshme për të kërkuar shkarkimin e subjektit të rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj. Lidhur me dosjen gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Komisioneri Publik u shpreh se pasi e analizoi atë, nuk i rezultoi që subjekti i rivlerësimit të kishte qenë pjesë e akuzës gjatë një çështjeje gjyqësore, gjë që mund ta vendoste në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të detyrës. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 08.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të sbjektit të rivlerësimit.
Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj, kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik për pasurinë, duke deklaruar se subjekti i rivlerësimit arrin të provojë ligjshmërinë e burimeve për krijimin e pasurisë së tij. Lidhur me dosjen gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, përfaqësuesja ligjore deklaroi se dokumentacioni i sjellë provon qartë se nuk ekziston ndonjë rrethanë që do të vendoste subjektin e rivlerësimit në kushtet e konfliktit të interesit, në referencë të kriterit të vlerësimit profesional. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 255, datë 08.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 14.07.2022, ora 13:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.06.2022, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2021, datë 04.10.2021, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 392, datë 28.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike deklaroi se subjekti i rivlerësimit është në kushtet e deklarimit të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe kontradiktor për kontrollin e pasurisë dhe se gjatë shqyrtimit në Kolegj nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit. Komisionerja Publike deklaroi se ndan qëndrim të kundërt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që ka vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, duke u bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 392, datë 28.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Natasha Prifti (Shallapi).
Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi Komisioneren Publike, duke deklaruar se znj. Prifti arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, pasi pamjaftueshmëria financiare e saj është në nivele të tilla, që nuk përbën shkak për shkarkim nga detyra. Përfaqësuesi ligjor i kërkoi Kolegjit që për këtë kriter, ta vlerësojë subjektin e rivlerësimit nën dritën e parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, si dhe të marrë në konsideratë faktin që znj. Prifti arrin nivel të besueshëm në kriterin e figurës dhe nivel të mirë kualifikues në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale. Përfaqësuesi ligjor i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 392, datë 28.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si një vendim i drejtë dhe i bazuar në ligj.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 4 korrik 2022, ora 09:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Njoftime
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2022, datë 17.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 521, datë 01.04.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shehaj.
Sot, në datën 27.06.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi
***********************************************************************************
Sot, më datë 27.06.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 50/2020, datë 18.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 257, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Miranda Andoni.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 50/2020, datë 18.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
- 2828.June.Tuesday
Dhome keshillimi
Ditën e martë, më datë 28.06.2022, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Shema kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 239, datë 21.02.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.16/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Astrit Shema kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 239, datë 21.02.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 239, datë 21.02.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Shema.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.06.2022.
- 2929.June.WednesdayNo events
- 3030.June.Thursday
Njoftim vendimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 4/2021, datë 21.05.2021, që i përket ankueses Enkeleida Hoxha kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 92, datë 17.03.2021, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e ankimit të magjistrates Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha”.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Marrë më 31.05.2022
Shpallur më 30.06.2022
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 28/2022, datë 23.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fida Osmani kundër vendimit nr. 525, datë 27.04.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 30.06.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi
- 0101.July.Friday
Njoftim
Ditën e mërkurë, më datë 20.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 0202.July.SaturdayNo events
- 0303.July.SundayNo events